Gjykata Administrative ka pranuar edhe gjashtë padi të tjera në lidhje me ankesat e refuzuara nga KSHZ

Gjashtë padi të reja nga partitë politike janë parashtruar deri tek Gjykata administrative lidhur me ankesat e refuzuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik.

“Dy padi janë parashtruar nga partia politike VMRO-DPMNE, dy nga partia Demokratët, një nga partia politike Të bashkuar për Maqedoninë, gjegjësisht koalicioni ‘Asnjëherë Veriore, vetëm Maqedoni’ dhe një nga partia punëtore”, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata administrative.

Paraprakisht, gjatë ditës deri te Gjykata Administrative padi ka arritur edhe nga partia politike E majta dhe partia politike Unioni Socialdemokrat.

Afati për parashtrimin e padive deri tek Gjykata Administrative është 24 orë pasi partitë politike do t’i marrin vendimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për hedhjen poshtë ose refuzimin e ankesave të parashtruara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjykata administrative refuzoi 40 nga 75 paditë e parashtruara nga Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa dhe i konfirmoi vendimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Është refuzuar edhe një padi e parashtruar nga INTEGRA.

Pas vendimit të Gjykatës administrative dhe marrjes së vendimeve eventuale nga Gjykata administrative për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, KSHZ-ja, në harmonizim me ligjin do t’i publikojë rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Më pas KSHZ-ja do t’u japë certifikata deputetëve të përzgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstitutive të Kuvendit është më 4 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button