Policia raportoi për arrestime dhe parregullsi të reja zgjedhore

Ministria e punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut raportoi se gjatë procesit zgjedhorë, brenda vendvotimeve dhe jashtë tyre, ka pasur disa parregullsi, duke përfunduar edhe në arrestimin e të dyshuarve, transmeton Portalb.mk. MPB-ja raportoi për përleshje, armëmbajtje dhe fotografim të fletës së votimit.

Rreth orës 13:15, në vendvotimin nr.2695 në ShF “Gjorgjija Pulevski”, kryetari i këshillit zgjedhor kërkoi intervenim, sepse një person kishte hyrë të voton me maske me simbole partiake dhe nuk kishte pranuar ta ndërron. Gjatë ardhjes së punonjësve policorë, personi menjëherë e kishte ndërron maskën dhe i është lejuar të votojë”, raportojnë nga MPB-ja.

MPB-ja sqaroi se bëhet fjalë për 37 vjeçarin E.T. nga Shkupi. Ai pastaj kishte vazhduar me ton të lartë të diskutojë me punonjësit policor, fillimisht në vendvotim e pastaj jashtë shkollës.

Policia menjëherë e kishte arrestuar personin.

“Pas kërkesës së kryetarit të këshillit zgjedhor në vendvotimin nr.0537 në SHF “Sait Najdeni” në Dibër, në rrugën “Edvard Kardel”  në ora 12:55 është është kërkuar intervenim nga punonjësit policore për shkak se 30 vjeçari A.D. nga Dibra, me mobilin e tij e ka fotografuar fletën e votimit”, raportojnë nga MPB-ja, duke sqaruar se i njëjti person është arrestuar.

Gjithashtu në ora 13:10, zv.kryetari i këshillit zgjedhor nr.0755 në fshatin Osoj-Kërçovë, ka raportuar se personi G.M. e ka fotografuar fletën e votimit, por me kërkesën e anëtarëve të komisionit e ka fshi fotografinë.

Në ora 12:40, kryetari i këshillit zgjedhor në vendvotimin nr.2909 në SHF “Zhviko Brajkovski” në Shkup raportoi se një person ka fotografuar fletën e votimit. Policia raportoi se bëhet fjale për 29 vjeçarin E.E. nga Shkupi, duke sqaruar se i njëjti është arrestuar.

Në ora 10:45, M.I ka raportuar për prishjen e rendit dhe qetësisë në Prilep në oborrin e shkollës “Kire Gavrilovski”, ku Xh.P. nga Prilepi fizikisht e ka sulmuar G.D. nga Prilepi. Policia gjatë intervenimit te Xh.P. ka gjetur armë “CZ”.

Sot MPB-ja raportoi se dje në SPB-Veles është paraqitur një rast ku dyshohet për blerje të votës për 1,000 denarë.

Ndryshe, prokuroria Themelore Publike, përmes Komisionit për ndjekje të parregullsive eventuale në procesin zgjedhor raportoi se deri në ora 17:00 janë regjistruar 10 raste për parregullsi zgjedhore.

Gjithashtu gjatë ditës, Prokuroria themelore publike së bashku me MPB-në sot kanë raportuar për parregullsitë zgjedhore dhe procedurat për zbardhjen e tyre deri në ora 13:00. PTHP-ja raportoi për parregullsi të ndryshme, si brenda dhe jashtë hapësirave të votimit.

MPB-ja gjithashtu sot ka raportuar edhe për 8 rastet kur është shkelur heshtja parazgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button