Përmbytje në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, dy të vdekur dhe 11 të plagosur
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2020/07/20200714_2_43428924_56667915_Web.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1)
Dy persona humbën jetën dhe 11 u plagosën herët në mëngjes si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, tha se ata kanë hasur probleme për të arritur në 12 fshatra, por shtoi se të gjitha njësitë e ekipit të shpëtimit po punojnë në rajon.
Personat e plagosur në rrëshqitjet e dheut në fshatrat Yamaç dhe Köprübaşı në rrethin Çayeli u dërguan në spital
Soylu tha se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë në vazhdim e sipër për një person i cili u raportua i zhdukur.
Megjithatë, më vonë, u tha se ekipi i shpërthimi kishte gjetur trupin e personit në një zonë afër shtëpisë së tij.
Autoritetet thanë se shumë shtëpi ishin dëmtuar ndërsa tre ishin shkatërruar plotësisht.