Një 28-vjeçar nga Shkupi është mbytur në Liqenin e Velesit “Mlladost”

Dje rreth orës 15:30 është paraqitur se në Veles, në ujërat e Liqenit “Mlladost”, M.S. (28) nga Shkupi ka hyrë në ujë dhe pas një kohe të shkurtër është mbytur, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk.

“Trupi i pajetë i M.S. është nxjerrë nga uji, ndërkaq mjeku i Urgjencës e ka konstatuar vdekjen. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Veles, ndërkaq me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button