BE karvanët ecin, ne i mbajmë rojë Ballkanit

Ljupço Popovski, kolumnë-“Ku është Rubikoni në Ballkan”, Utrinski Vesnik
Tomislav Nikoliç-i qeshte përzemërsisht në takimin me Stefan Füle, duke njoftuar se Serbia është e gatshme për të kaluar Rubikonin e saj. Ne mbesim që të mbajmë rojë në Ballkanin e asfaltuar, ndërsa të tjerët kalojnë përreth neve.

Robert Nesimi, kolumnë-“Si të përmirësohen marrëdhëniet me Greqinë”, Utrinski Vesnik
Unë nuk besoj se qeveria aktuale ka kapacitet për të ndryshuar qasjen e saj dhe për të ndërmarrë diçka. Përkundrazi, unë dyshoj se ajo më shumë mendon që të dalë në zgjedhje të parakohshme, si një mënyrë për të hequr vëmendjen posaçërisht nga këto probleme.

Eroll Rizaov, kolumnë-“Prap na frigojnë me komunizmin”, Utrinski Vesnik
Në vend të frikësimit të popullit me komunizmin e vdekur, do të ishte shumë shpresëdhënëse që qeveria të kishte frikë për gabimet katastrofale me largimin e ardhmërisë evropiane të qytetarëve të Maqedonisë. Mua kjo më duket sikur terror deri në kalbje dhe zhdukje.

Pande Kolemishevski, kolumnë-“Subrata dhe lopët maqedonase”, Dnevnik
Nëse Maqedonia është tokë e shenjtë, në Indi të shenjta janë lopët! Lopa është simbol i gruas dhe ajo trajtohet me respekt dhe adhurim, si ndaj nënës perëndeshë, e cili sjell pasuri dhe lumturi.

Maja Tomiq, editoriali-“Gazifikimi lajm i mirë”, Utrinski Vesnik
Qeveria e rrëzoi skepticizmin e justifikuar dhe pas disa pas viteve të lobimit të vazhdueshëm, negociata dhe marrëveshje me përfaqësuesit e palës ruse, më në fund nënshkroi kontratën.

Bllagoja Georgievski, komenti-“Edhe ne kemi Antiq në NBA”, Dnevnik
Përveç përfitimit të qartë për Antiq-in, kjo është një lloj validimi për cilësinë e basketbollit që kultivohet në Maqedoni, i padiskutueshëm dhe i provuar në mënyrë të përsëritur gjatë një periudhe më të gjatë kohe në një nivel ndërkombëtar.

Marjan Bllazhevski, kolumnë-“Shtrëngimi i rripit të shtrënguar”, Dnevnik
Më e rëndësishme se përqindja e borxhit është nëse një vend ka aftësinë dhe fuqinë e bizneseve të veta për të shlyer borxhin. Tani i mbetet qeverisë për të justifikuar besimin se borxhi është e përshtatshëm për aftësitë e ekonomisë maqedonase.

Xhejson Miko, kolumnë-“Renia e besimit çon kah shkatërrimi të familjes”, Dnevnik
Problemi me pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore është se besimi është në një rënie të mprehtë dhe të shpejtë. Kjo rënie do të vazhdojë të çojë kah shpërbërja e familjes tradicionale, dhe për këtë arsye edhe të shoqërisë.

E enjte, 25 korrik, numër 90 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button