RMV, Komisioni Evropian hartoi kornizën e negociatave
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komisioni Evropian konfirmoi dorëzimin sot pranë Këshillit të BE-së të projekt-kuadrit negociues për Shqipërinë dhe atij për Maqedoninë e Veriut, që përmbajnë parimet udhëheqëse për negociatat e anëtarësimit me dy vendet.
“E sotmja shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Duke përmbushur angazhimin tonë, ne ofrojmë një kuadër konkret për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit. Propozimi ynë ndërtohet mbi metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që prezantuam në Shkurt për ta bërë procesin e anëtarësimit më të besueshëm, me një drejtim më të fortë politik, më dinamik dhe më të parashikueshëm”, deklaroi Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, transmeton EN.
Another important step for #Albania & #NorthMacedonia! Today we outline frameworks for the conduct of #EU accession negotiations w both countries. I look forward to discussions w Member States&to holding as soon as possible the first accession conferences. https://t.co/b3rj9ZC6uz pic.twitter.com/Ev0q5j95ZL
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 1, 2020
Tashmë i takon 27 vendeve antëtare të nisin punën për pasurimin e propozimit të Komisionit me qëndrimet e vendeve të ndryshme, para se Këshilli të miratojë kuadrin negociues dhe të vendosë për një datë për çeljen zyrtare të negociatave.
Kuadri negociues përcakton parimet dhe udhëzimet për negociatat e anëtarësimit me çdo vend kandidat. Ato përbëhen nga parimet që udhëheqin negociatat për anëtarësim, nga substanca e negociatave dhe nga procedura e tyre. Qëllimi përfundimtar i këtij procesi është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të miratojnë dhe garantojnë zbatimin e plotë të gjithë legjislacionit të BE-së.
Edhe Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar në Twitter duke u shprehur se tashmë “është thelbësore që qeveria shqiptare dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse t’i përqendrojnë veprimet e tyre për të adresuar kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.
.@EU_Commission??has presented today to the #EU Member States the draft negotiating frameworks for?? and??, laying out the guidelines and principles for their accession talks. This marks another step forward for #Albania?? on its EU??accession path….1/2https://t.co/TaoOo4uYip.
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) July 1, 2020
Vendimi është përshëndetur edhe nga Tonino Picula, i cili ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për këtë lajm të rëndësishëm.
As the Chair of the @Europarl_EN @EP_ForeignAff Working Group for the Western Balkans, I warmly congratulate and welcome this important news for North Macedonia and Albania. https://t.co/w9qqA6nwDJ
— Tonino Picula (@TPicula) July 1, 2020