Kufijtë e Greqisë mbeten të mbyllura për Maqedoninë e Veriut

Greqia sot i hap aeroportet rajonale, një pjesë të vendkalimeve tokësore kufitare dhe një pjesë të porteve për turistë nga Bashkimi Evropian, nga Shengen Zona, si dhe për shtetasit e vendeve të treta, të cilët u gjetën në listën që dje e kumtoi BE-ja, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, kufijtë drejt Greqisë edhe më tej do të mbesin të mbyllura deri më 15 korrik të vitit 2020, duke e pasur parasysh atë se fqinji jugor llogaritet sipas vendimeve në nivel evropian.

“Greqia duke e ndjekur rekomandimin evropian e zgjeron mundësinë për hyrje në vend edhe për banorët e përhershëm të vendeve të treta (lista do të azhurnohet në 15 ditë): Algjeri, Australi, Gjeorgji, Japoni, Kanada, Marok, Mal të Zi, Zelandë e Re, Kore të Jugut, Ruanda, Serbi, Uruguaj, Tajlandë, Tunizi, Kinë (do të shqyrtohet në bazë të reciprocitetit)”, kumtoi dje zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas.

Lidhur me kufijtë tokësorë, në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë janë lejuar kalime vetëm për arsye esenciale, gjegjësisht për anëtarë të familjeve të shtetasve evropianë, të punësuar në sektorin shëndetësor, persona të cilët kujdesen për personat e moshuar, punonjësit sezonal  në sektorin bujqësor, të punësuarit në transport, diplomatë, personeli ushtarak ndërkombëtar, punonjës humanitarë të cilët janë në detyrë, udhëtarë transit, udhëtarë të cilët udhëtojnë për arsye të nevojshme familjare, studentë.

Në kufi me Bullgarinë, turistët do të mund të hyjnë në Greqi vetëm përmes vendkalimit kufitar Promahonas, siç ka qenë deri më tani.

Prej sot hapen shtatë vendkalimet tokësore kufitare, një me Maqedoninë e Veriut (Evzoni) dhe nga dy me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Lista me vendet e treta vlen edhe për fluturimet ndërkombëtare të aeroporteve në tërë Greqinë, gjegjësisht edhe për transportin me aeroplan, vazhdon të vlejë ndalesa për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Agjencia për aviacion civil të Greqisë ka dhënë udhëzime të reja, sipas të cilave ndalesa për hyrjen e shtetasve nga vendet të cilat nuk janë në BE, vazhdon të vlejë deri më 15 korrik të vitit 2020. Përjashtim janë shtetet nga lista evropiane.

Përveç aeroportit të Athinës i cili aspak nuk është mbyllur gjatë karantinës dhe aeroporti i Selanikut që u hap më 15 qershor, prej sot lejohen fluturime ndërkombëtare ndaj të gjitha aeroporteve në Greqi, ndërsa deri më 15 korrik ndalohen fluturimet direkte nga Britania e Madhe dhe Suedia.

Lidhur me komunikacionin ndërkombëtar detar, janë hapur portet në qytetet greke Patra dhe Igumenica.

Turistët në Greqi do të vijnë pa test dhe pa karantinë, por do të kenë obligim, së paku 48 orë para udhëtimit të kenë plotësuar formular të posaçëm “Passenger Locator Form (PLF)”, të kapshëm në faqen e internetit   https://travel.gov.gr/#/.

Pasi që në disa hapa do t’i plotësojnë të gjitha të dhënat e nevojshme, që do të marrin një barkod të vetëm (QR code), sipas të cilit do të bëhet edhe selektimi i udhëtarëve dhe cilët do të testohen për Kovid-19. Formularin  në version elektronik apo të shtypur do të duhet vizitorët ta tregojnë gjatë arritjes në vendkalimin kufitar, në aeroport apo në port.

Varësisht nga kodi i secili person, udhëtarët ose do të dërgohen në pjesën për testim ose do t’u lejohet ta vazhdojnë udhëtimin drejt destinacionit të tyre të fundit, por do të marrin informata dhe udhëzime nga nëpunësit kufitarë se çka duhet të bëjnë në rast se u paraqiten simptome, përkatësisht se duhet ta kontaktojnë Organizatën nacionale greke për shëndet publik.

Në pajtim me barkodet do të bëhen edhe teste të qëllimta për Kovid-19 në të gjitha pikat hyrëse në Greqi, ndërsa secili që do të testohet, nevojitet të qëndrojë një ditë në vetëizolim në hotelin apo objektin turistik ku do të vendosen, derisa t’i marrin reultatet nga testi. Nëse është negativ, do ta vazhdojnë poushimin. Në rast se testi del pozitiv, 14 ditë do të jenë në karantinë shtetërore në hotelet speciale për karantinim.

Në kufijtë tokësorë, është paraparë testet t’i bëjnë përfaqësuesit e Organitatës nacionale për shëndet publik, ndërkaq në aeroportet rajonale në ishuj dhe në portet në të cilat do të arrijnë anije kroçere, përgjegjësinë do ta kenë personat shëndetësorë nga ushtria greke.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button