1500 pacientë presin në listë për operim ortopedik në spitalin “8 shtatori”

Reparti për ortopedi dhe traumatologji në spitalin “8 shtatori”që nga fillimi i epidemisë së COVID – 19 ka ndalur të gjitha operacionet e caktuara më herët, për shkak se është vënë në funksion të pranimit të pacientëve të infektuar me koronavirus. Te 14 specialistë ortoped në këtë spital në listën e pritjes janë 1500 pacientë, sepse në katër muaj e kaluar ata nuk kanë realizuar asnjë intervenim të caktuar më herët dhe lista vetëm rritet, transmeton Portalb.mk.

Udhëheqësi i Repartit për ortopedi dhe traumatologji, Dr. Zoran Nestorovski ka thënë për SDK se, mjekimi dhe trajtimi i vonshëm, rezultojnë me komplikime.

“Atyre pacientëve duhet t’u gjendet zgjidhje sepse disa edhe ashtu presin tërë vitin për operacion. Nëse nuk punon “8 shtatori” duhet të paguajnë në spitalet private, apo duhet të zhvendosen në lista të pritjes në tjetër spital të shëndetit publik, por edhe ato spitale kanë lista të tyre me pacientë të tjerë që presin për operim”, deklaroi Nestorovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button