RMV, Sindikata kërkoi nga policët të mos e vendosin veten në shërbim të partive

Sindikata e policisë në Maqedoninë së Veriut apeloi deri te anëtarët e saj që gjatë procesit zgjedhor që po zhvillohet, të realizojnë shërbimet e tyre ne mënyrë profesionale, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar anëtarë, çdo ditë tregoni në vepër se si duhet atdheu dhe si kryhet shërbimi”, deklarojnë nga sindikata.

Ata theksojnë se një sjellje e tillë është shembull për gjeneratat e ardhshme, se si duhet dhe respektohet atdheu.

“Për këtë arsye, si një sindikatë e vetme përfaqësuese që angazhohet për ju, duam të ju udhëzojmë që vazhdimisht të kryeni punën dhe detyrat tuaja në përputhje me rregulloret ligjore të RMV-së, që rregullojnë sjelljen në procesin zgjedhor. Mos e vendosni veten në funksion të partive politike”, apelojnë nga sindikata.

Ata kërkojnë nga policia që mos të bien në provokim të aktivistëve të partive politike.

“Vetëm me qasje profesionale dhe punë profesionale gjatë zgjedhjeve parlamentare 2020 do të përmirësohet integriteti i të punësuarve në shërbimet e sigurisë dhe do të përforcohet besimi i qytetarëve të cilin ata e kanë si për të punësuarit në MPB ashtu edhe për të punësuarit në Agjencinë për zbulim, agjencinë për siguri kombëtare dhe Drejtorinë për polici financiare. Vetëm ashtu qytetarët do të pranojnë se aktivitetet tona në terren janë në interes të tyre, në interes të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tone”, deklarojnë nga sindikata.

Sindikata thekoi se vetëm depolitizimi i shërbimeve të sigurisë mund të garantojnë një shtet të sigurt dhe të drejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button