Hoti: Do të kryesoj dialogun Kosovë-Serbi

Zhvillimet politike pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit nga Secialja kanë ndryshuar dinamikën e axhendës së qeverisë së Kosovës. Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se lufta e popullit të Kosovës ka qenë arritja më e madhe për të fituar pavarësinë.

“Duhet ta respektojmë prezumimin e pafajësisë derisa nuk ka një vendim. Duhet të tregojmë maturi për të respektuar obligimet tona kushtetuese dhe ndërkombëtare”.

Ka sqaruar se dialogu do të vazhdojë dhe se është në interes të Kosovës përmbyllja e këtij procesi, derisa ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me të dërguarin e SHBA-së për dialogun Richard Grenell për caktimin e një date të re, transmeton TV Klan.

“Ne mbesim të përkushtuar për dialogun. Besojmë thellë që dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe në BE. Është me interes për Kosovën që ky proces të mbyllet sa më shpejtë, duke qenë se ka interesim të madh nga BE dhe SHBA. Për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit, ne kemi shtyrë vizitën në Uashington”.

Ai ka sqaruar se nuk janë të ndara dialogu i ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE. Sipas Hotit ka koordinim të plotë të SHBA-së dhe BE-së në procesin e dialogut.

Pikërisht sot ishte paraparë të mbahej takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Uashington por u anulua për shkak të publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tri ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button