RMV, janë shfuqizuar vendimet për vetizolim dhe karantinë

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dje solli vendim me të cilin  ndërpriten të gjitha  vendimet e sjellura nga ky organ në periudhën  nga data 13-25 qershor të vitit 2020 për vënie të personave nën kontroll shëndetësor dhe izolim shtëpiak të cilët kanë hyrë në RMV me test PRC negativ të Covid-19 dhe deklaratë të nënshkruar,  si dhe vendimet e dhëna për  personat  të cilët lirohen  nga karantina shtetërore me PRC test negativ të Covid-19, ndërsa  veprimet e zbatuara  sipas vendimeve  asgjësohen.

“Në lidhje me kërkesën e Shtabit kryesor koordinues të krizave të dorëzuar deri te Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor për ndërprerje të  vlerës së vendimeve të dhëna  për izolim shtëpiak për personat  të cilët janë kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut me PRC test negativ të KOVID-19, informohet opinioni se nga ana e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor  në ditën 25 qershor të vitit 2020 sipas nenit 136, paragrafi 1, alinea 4 i Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 124/15 dhe 65/18) është sjellur vendim me të cilin  ndërpritet kryerja e  të gjitha vendimeve të sjellura nga ky organ në periudhën  nga data 13 qershor 2020 deri më 25 qershor 2020 për vënie të personave nën kontroll shëndetësor dhe izolim shtëpiak të cilët kanë hyrë në RMV me PRC test negativ të COVID-19 dhe deklaratë të nënshkruar  dhe vendimet e dhëna  për personat të cilët lirohen nga karantina shtetërore  me PRC test negativ për Covid-19, pas kthimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga ndonjë vend me rrezik të mesëm/ të lartë për Covid-19, ndërsa veprimet e zbatuara  sipas vendimeve të njëjta shkatërrohen”, kumtoi Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Vendimi, sipas Ligjit, do të publikohet  në Shtypin e lirë gjatë dy ditëve të fundit  duke filluar nga 26 qershori 2020, ndërsa pastaj edhe  njëherë në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Maqedonia e Veriut prej sot ka hapur plotësisht të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PRS dhe karantinë shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button