Pisonero: KE akoma është duke punuar në tekste të projekt-kornizave

Komisioni Evropian (KE) akoma nuk i ka “finalizuar” kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji, më shumë herë ka deklaruar se ato do të publikohen në qershor, njofton MIA.

Zëdhënësja Ana Pisonero, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve sot deklaroi se “Komisioni akoma është duke punuar në tekste të projekt-kornizave”.

“Jemi duke i finalizuar dokumentet, nuk kemi datë se kur do të prezentohen ato por qëllimi është të bëhet sa më shpejtë”, tha Pisonero.

Kornizat negociuese paralajmërohen nga fillimi i këtij muaji nga Komisioni Evropian. Ato nuk do të jenë në dispozicion për opinionin, paralajmëruan nga KE, do të publikohet vetëm kumtesë. Këto projekt-korniza u dorëzohen vendeve anëtare të Këshillit të BE-së të cilat më pas duhet t’i miratojnë dhe eventualisht t’i modifikojnë.

Sipas agjendës së Këshillit nuk pritet ato të jenë në rend dite këtë verë pasi gjatë javëve të ardhshme në mënyrë intensive është duke u negociuar për buxhetin e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button