Varheji: Korrupsioni është një nga problemet më të mëdha në rajon

Oliver Varheji, eurokomisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë në Barometrin ballkanik 2020 theksoi se për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është e nevojshme realizimi i reformave thelbësore.

Varheji theksoi se gjatë ditëve të ardhshme, Komisioni Evropian do ta prezantojë Projekt kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë në Këshillin e BE-së, së bashku me raportin e azhurnuar për përparimin e këtyre dy vendeve.

“Nga ana tjetër, për përparimin e vendeve drejtë anëtarësimit në BE na duhen që qeveritë të vazhdojnë për plotësimin e reformave. Puna e mëtejshme është e domosdoshme për sundimin e së drejtës, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, këto janë parakushtet thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen ekonomike dhe rritjen e numrit të vendeve të punës”, tha Varheji, transmeton MIA.

Sipas tij, rezultatet e dukshme në këto reforma jo vetëm që do të mundësojnë përparim më të shpejtë në negociata, për këtë e presin edhe vet qytetarët.

“Korrupsioni është një nga problemet më të mëdha në rajon që e tregon edhe vet Barometri ballkanik – 71 përqind nga qytetarët vlerësojnë se qeveritë e tyre nuk luftojnë me sukses kundër korrupsionit në krahasim me 61 përqind në vitin 2018”.

Sipas tij, kjo nga ana tjetër mund të reflektohet mbi pasigurinë për perspektivë evropiane të rajonit, pas disa diskutimeve jo të bindshme për hapjen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, diçka që tani është lëndë e së kaluarës dhe, siç tha, tani kemi arritur ta tejkalojmë këtë pengesë dhe të hapim negociata për këto vende.

“Dy punë për mua janë posaçërisht të rëndësishme në këtë hulumtim. Pesëdhjetë e nëntë përqind nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor vlerësojnë se anëtarësimi në BE do të jetë punë e mirë dhe paraqet rritje prej 10 përqind për dallim nga dy vitet paraprake dhe kjo është shenjë e mirë. Për fat të keq, 26 përqind besojnë se anëtarësimi në Union asnjëherë nuk do të ndodhë. Edhe ky numër po ashtu shënon rritje për dallim nga vitet paraprake”, tha Varheji.

Na panelin e barometrit për Ballkanin 2020, kanë folur edhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, ministri shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj si dhe Zhenovev Ruiz Kalvera nga Drejtoria e përgjithshme e Komisionit Evropian për fqinjësi dhe negociata e zgjerim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button