ShGM: Gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta gjatë procesit zgjedhor

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u ka bërë bën apel të gjithë aktorëve politikë që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, por edhe organizatave të shoqërisë civile që kanë rolin e vëzhguesve, të organizojnë ngjarjet dhe aktivitetet publike duke respektuar të gjitha protokollet shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Nga ShGM kanë thënë se, gazetarët dhe punonjësit mediatik luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në informimin e qytetarëve për aktivitetet parazgjedhore dhe programet e partive politike dhe përmes informimit profesional, gazetarët dhe mediat ndihmojnë votuesit të vendosin se për kë do të votojnë.

“Prandaj, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, të cilët do të organizojnë konferenca për shtyp, deklarata për mediat dhe ngjarje të tjera për informimin e gazetarëve, të respektojnë protokollet shëndetësore kur kryejnë këto aktivitete. Kjo do të thotë që organizatori do të duhet të organizojë ngjarjet për gazetarët në vende të hapura, nëse kushtet e motit e lejojnë atë, ose të sigurojë hapësirë në të cilën do të garantohet distanca e duhur midis të gjithë pjesëmarrësve. Në të njëjtën kohë, për të mbrojtur gazetarët dhe punonjësit e mediave, organizatorët e ngjarjeve duhet të sigurojnë pajisje mbrojtëse (maska, doreza dhe mjete dezinfektimi) për të gjithë të pranishmit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kushte kur kriza shëndetësore e shkaktuar nga KOVID-19 në vendin tonë është përkeqësuar dhe numri i qytetarëve të infektuar dhe të vdekur është në rritje gjatë javëve të fundit”, thuhet në kumtesën e ShGM-së.

Nga ShGM u kanë bërë thirrje pronarëve dhe menaxherëve të mediave gjithashtu të krijojnë kushte të sigurta për gazetarët dhe punonjësit e mediave në vendin e punës, por edhe në teren.

Ndërkohë, kanë porositur gazetarët të raportojnë profesionalisht gjatë tërë procesit zgjedhor duke respektuar Kodin Etik të Gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button