OKB konfirmoi vdekjen e 28 anëtarëve të stafit të saj nga COVID-19

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të martën njoftoi se 28 anëtarë të stafit të saj kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoresha e Shërbimeve për Informacion të OKB-së, Alessandra Vellucci tha se ata ishin mes 1.140 anëtarë të personelit që kishin kontraktuar virusin deri më 21 qershor.

Asnjë informacion tjetër nuk u dha.

Që nga shfaqja e saj në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë më shumë se 474.600 jetë njerëzish në të gjithë botën.

Më shumë se 9.18 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën ndërsa mbi 4.6 milionë pacientë janë shëruar, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button