Dimitrov: Maqedonia e Veriut ka realizuar rezultate të konsiderueshme në zbatimin e reformave të nevojshme

Në ftesë të ambasadorit çek Mirosllav Toman, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot mori pjesë në ngjarjet e rastit në rezidencën çeke me rastin e pranim dorëzimit të kryesimit njëvjeçar me Grupin e Vishegradit V4, nga Republika e Çekisë – Republikës së Polonisë, ku u falënderua për mbështetjen e fuqishme të vendeve të V4 grupit të cilët janë partnerë stabil të rajonit.

Dimitrov theksoi se shteti ynë ka realizuar rezultate të konsiderueshme në zbatimin e reformave të nevojshme dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore të cilat sipas tij kanë kontribuuar për hapjen e një kapitulli të ri nga historia e saj, duke mbetur e përkushtuar edhe krahas sfidave nga pandemia, në rrugën reformuese eurointregruese dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, transmeton Portalb.mk.

Ai e konfirmoi shembullin pozitiv të bashkëpunimit rajonal të cilin e jep Grupi i Vishegradit dhe i cili e nxit krijimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Dimitrovit, motoja e kryesimit polak me Grupin e Vishegradit do të jetë “back on track” në kontekst të përballjes së pasojave me pandeminë.

“Simbolikë e mirë është që edhe Maqedonia e Veriut u kthye në rrugën e vërtetë, tani më si anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe me dritë të marrë të gjelbër nga BE-ja për fillimin e negociatave- dy qëllimet strategjike të cilat kanë ndodhur pikërisht për kryesimin çek me V4”, theksoi Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button