Vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë realizuar takim me KShZ-në

Ekipi vëzhgues i misionit i OSBE/ODIHR, i cili në vend arriti më 19 qershor prej sot është i gatshëm për punë dhe anëtarët tashmë realizuan takim me Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në të cilin u informuan për vijimin e procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk

OSBE/ODIHR në ftesë të Qeverisë së Maqedonisë dërgoi misioni special për ndjekjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për më 15 korrik.

Misioni përbëhet nga shtatë ekspertë, të cilët do të akomodohen në Shkup dhe do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor nga kryeqyteti. Në kuadër të ekipit janë angazhuar shefi i misionit, zëvendësi i tij, analist politik dhe i zgjedhjeve, si dhe analist të regjistrimit të votuesve, këshilltar ligjor dhe mediatik. Misioni do të zgjasë tre javë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) javën e kaluar  e miratoi librin e rishikuar të afateve për zgjedhjet parlamentare për të cilat partitë politike arritën marrëveshje që të mbahen më 15 korrik.

Libri i afateve është përgatitur në përputhje me Dekretin e Qeverisë me fuqi ligjore për Zgjedhjet, me të cilin, veç të tjerash parashikohet, heshtja të fillojë më 12 korrik në mesnatë, më 13 korrik të votojnë personat me Kovid-19, në izolim dhe vetizolim për të cilët do të formohen vendvotime speciale këshilla të përbërë nga punonjës shëndetësore dhe përfaqësues të partive, ndërsa më 14 korrik të sëmurët dhe të burgosurit e tjerë që do të aplikojnë për të votuar. Qytetarët e moshës madhore do të kenë mundësi të votojnë në ditën e zgjedhjeve nga ora 7:00 deri në orën 21:00.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit. 

LEXO: Sot përfundon gjendja e jashtëzakonshme në RMV, të mërkurën do të fillojë fushata zgjedhore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button