Kinë, dënim me burg për pronarin e zinxhirit të farmacive për maska të falsifikuara

Pronari i zinxhirit të farmacive në Kinë është dënuar me 15 vite burg për shkak se ka shitur të paktën 500.000 maska të falsifikuara 3M gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës South China Morning Post, pronari i kompanisë së barërave dhe farmacive “Beijing Jinghai Kangbaixin”, Li Dong, si dhe dy ndihmës të tij janë paraqitur para gjykatësit në gjykatën e rajonit Çaoyang.

Li është dënuar me 15 vite burg për shkak të shitjes së maskave të falsifikuara.

Nuk është dhënë ndonjë informacion në lidhje me dënimet e ndihmësve të Li.

Theksohet se Li dhe ndihmësit e tij kanë fituar 608.000 dollarë nga shitja e maskave në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button