SHBA, numri i vdekjeve nga COVID-19 tejkalon shifrën 121 mijë

Në SHBA janë raportuar 717 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 121.424, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA është vendi më i prekur nga COVID-19 në botë dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, me 33.224 raste të koronavirusit të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në SHBA ka shkuar në 2.298.108.

Për nga numri i rasteve të zbuluara, SHBA ndiqet nga Brazili me 1.038.568 raste të zbuluara, Rusia me 576.962 raste të zbuluara dhe India me 397.023 raste të zbuluara.

Shteti amerikan New York është rajoni më i prekur nga COVID-19 në SHBA, me gjithsej 409.593 raste të zbuluara dhe 31.159 vdekje.

Deri më tani në SHBA janë kryer mbi 27 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga virusi ka kaluar shifrën 956 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button