Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov kumtoi se është pozitiv me Kovid-19

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot pasdite në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se është pozitiv me KOVID-19, ndërsa rezultati është nga testimi i sotëm.

Ai shkroi se ka pasqyrë të mirë klinike, temperaturë jo shumë të lartë të trupit dhe pa nevojë për hospitalizim.

“Të nderuar, do të doja t’Ju informoj se edhe përkundër të gjitha masave që u ndërmorën nga ana ime për mbrojtjen time personale dhe të njerëzve rreth meje, megjithatë nuk arrita të vetëmbrohem nga Kovid-19. Sinqerisht shpresoj që virusin nuk ia kam bartur askujt. Kjo është dëshmi se virusi nuk guxon të nënvlerësohet dhe se secili prej nesh duhet pasur kujdes. Ruajuni dhe ruani të tjerët rreth jush”, shkroi Shilegov në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button