Francë, më 11 korrik do të përfundojë ndalesa për tifozët në stadiume

Në Francë është vendosur që nga 11 korriku të pranohen gradualisht tifozët në stadiume në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Francës njoftoi se ndalesa e vendosur për praninë e tifozëve në stadiume për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të hiqet gradualisht duke filluar nga 11 korriku.

Në fazën e parë ndeshjet në stadiume mund të ndiqen nga maksimalisht 5.000 tifozë. Ndërsa në mesin e muajit korrik do të vendoset nëse do të pranohen apo jo tifozë në Ligën 1 të Francës (Ligue 1) e cila sezonin 2021-2022 do ta fillojë më 23 gusht.

Në Francë sezoni 2019-2020 ka përfunduar për shkak të COVID-19 ku kampion u shpall ekipi lider i Ligës 1, Paris Saint-Germain (PSG).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button