RMV, “Bomba” për rastin “Reket” janë publikuar në YouTube

Në platformën e Jutjubit sot janë publikuar dy audio materiale për rastin “Reket” në të cilin dëgjohet zëri i avokatit Vasko Dimishkov.

Incizimet janë vendosur nga një profil anonim me emrin “Alibaba Trediçi”.

Prokurorja Villma Ruskoska për TV 24 deklaroi se bisedat e incizuara në mënyrë ilegale për “Reket” Prokuroria i ka pasur dhe i ka lëshuar në sallën e gjykimit në seancë të mbyllur për opinionin. Sipas Ruskoskës bëhet fjalë për prerje të materialeve në kohëzgjatje prej 57 minutash, transmeton MIA.

Ndryshe, Gjykata Penale ka shpallur aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva u shpallën fajtorë. Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh.

Këtë gjykim e përshëndeti Departamenti i Shtetit Amerikan.

Gjithashtu pas aktgjykimit për rastin “Reket”, ish prokurorja speciale ballafaqohet me proces të ri para-hetimor për shpërndarjen e bonuseve në PSP. Këtë e konfirmoi personalisht prokurorja Vilma Ruskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button