Belgjikë, 10 vdekje dhe 104 raste të reja me COVID-19

Me 104 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë rritet në 60.348 numri i rasteve, ndërsa me 10 vdekje të reja arrin në 9.683 numri i viktimave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra e Krizës së Belgjikës, njoftohet se në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 19 persona me COVID-19, ndërsa janë shëruar 40 persona.

Gjithashtu theksohet se është pakësuar me 7 numri i personave në njësinë e kujdesit intensiv duke rënë në 60 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Bruksel nga COVID-19 kanë humbur jetën gjithsej 9.683 persona, prej të cilëve 49 për qind e tyre kanë vdekur në spitale dhe 50 për qind në azile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button