Rusi, rreth 500 mjekë të vdekur nga COVID-19

Thuajse 500 mjekë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Rusi, duke e kontraktuar atë në punë, njoftoi sot Shërbimi Federal i vendit për Mbikëqyrje në Shëndetësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Rusia nuk ishte plotësisht e përgatitur për shpërthimin e COVID-19, me disa probleme në fillim, përfshirë mungesën e mjeteve mbrojtëse, tha drejtuesja e shërbimit Alla Samoylova në një video konferencë në Moskë.

Autoritetet deri më tani kanë arritur të rregullojnë shumicën e tyre, ndërsa ankesat për të metat e sigurisë janë “mjaft të rralla” tani, shtoi Samoylova.

“Deri më sot, themi se përhapja e virusit nuk ka mbaruar. Më shumë se gjysmë milion njerëz në Rusi janë të sëmurë, mbi 7.500 kanë vdekur, dhe 489 prej tyre janë punonjës të mjekësisë. Fatkeqësisht, kemi humbur pothuajse 500 nga kolegët tanë”, theksoi ajo

Taks-forca emergjente ruse sot raportoi gjithsej 561.091 infeksione, me një numër vdekjesh prej 7.660, dhe 313.963 rikuperime.

Të hënën, kryeministri rus Mikhail Mishustin tha se situata me COVID-19 në vend “po përmirësohet gradualisht”.

Ndërkohë, vendi ndërmori masa për të rritur ekonominë duke synuar që të kthehej së pari në nivelin para krizës dhe më pas të vazhdojë drejt rritjes së mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button