Arritën uniformat e reja për Armatën e RMV-së

E premtuar, e realizuar. Erdhën uniformat e reja, ka shkruar në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska.

Uniformat e reja, paralajmëroi paraprakisht Shekerinska, tërësisht do të jenë të harmonizuara me Kushtetutën dhe me Dekretin e presidentit.

“Në Marrëveshjen e Prespës kemi periudhë të caktuar të tranzicionit dhe askush nuk pret që punët të ndryshojnë gjatë natës”, deklaroi Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur mund të pritet të zëvendësohen shenjat dhe të furnizohen uniforma të reja për Armatën, pasi presidenti Stevo Pendarovski e ka nënshkruar Dekretin për riemërimin e ARM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button