RMV, ja pse shumica e të rinjve do të ishin shpërngulur në ndonjë shtet me tatime më të larta

Madje 7 nga 10 qytetarë të Maqedonisë të moshës 18 deri 24 vjeç do të donin të paguajnë tatime më të larta dhe të jetojnë jashtë shtetit, ndërsa personat më të vjetër më tepër do të dëshironin të paguajnë tatime më të ulëta dhe të qëndrojnë në vend, tregon studimi i ri i Qendrës për analiza ekonomike (QAE) për moralin tatimor nëpërmjet profilit të obliguesve tatimor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në hulumtim janë paraqitur pesë klasterë të cilët i marrin parasysh lidhjet ndërmjet plotësimi vullnetar të obligimeve tatimore (moral tatimor) me: gjininë, moshën dhe përkatësinë etnike si dhe faktorët socio-demografik dhe arsimi si dhe të ardhurat personale të obliguesve tatimor si faktorë socio-ekonomik.

Konstatimet nga hulumtimi tregojnë që qytetarët deri në moshën e tyre 40 vjeçare preferojnë ta lëshojnë shtetin e gjatë kësaj edhe të paguajnë tatime më të larta në vend tjetër.

“Ndërkaq, qytetarët mbi moshën 40 vjeçare preferojnë tatime më të ulëta dhe të mbeten të jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Kjo sugjeron fenomenin e dëshpërimit dhe që këtyre personave u mjaftojnë kushtet në Maqedoninë e Veriut. Edhe në kushte të këtilla ata nuk do të kishin paguar tatime më të larta për përmirësim të kushteve meqë nuk presin që me rritje të tatimeve do të fitojnë shërbim publik më cilësor ose më të mire, por sërish do të shpenzohen në mënyrë joadekuate”, thuhet në hulumtim.

Sa i përket strukturës gjinore konstatohet që te obliguesit tatimor të gjinisë femërore, krahasuar me gjininë mashkullore të obliguesve tatimor, shkalla e moralit tatimor e matur nëpërmjet shkallës së (mos)pranueshmërisë së sjelljes së shmangies së tatimeve është më e lartë.

Ilustrim nga Portalb

“Njëkohësisht, te personat e gjinisë femërore është vërejtur disiplinë më e madhe tatimore për plotësim vullnetar të obligimeve tatimore dhe shkallë më e lartë e moralit tatimor në krahasim me personat e gjinisë mashkullore. Ky dallim mund të jetë rezultat i hendekut ndërmjet meshkujve dhe grave në tregun e punës dhe pabarazisë gjinore. Femrat, përveç se që janë më pak të përfaqësuara dhe më pak aktive në tregun e punës, janë më të ekspozuara ndaj rrezikut për humbje të vendit të punës e prandaj janë më të disiplinuara në plotësimin vullnetar të obligimeve tatimore. Frika për të ndërmarrë rrezik për mos të përmbushur obligimet tatimore tek femrat është më e madhe se te meshkujt dhe për këtë arsye edhe morali tatimor i tyre është më i lartë”, thonë nga QAE.

Lidhur me përkatësinë etnike, hulumtimi tregon që sistemi për pagesë të tatimeve të cilat i grumbullon pushteti qendror më i qarti është për obliguesit tatimor me përkatësi etnike maqedonase, ndërsa sistemi për pagesë të tatimeve, të cilat i grumbullon pushteti lokal, më së shumti është i qartë për pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare.

Foto: Pexels

Ende “vlon” korrupsioni 

Pjesa më e madhe e obliguesve tatimor me përkatësi etnike maqedonase dhe të tjerë, konsiderojnë që niveli i korrupsionit në pushtetin qendror dhe lokal nuk ka ndryshuar në krahasim me atë prej para 5 vitesh, përkundër obliguesve tatimor me përkatësi etnike shqiptare të cilët vlerësojnë që niveli i korrupsionit në shtet është më i lartë se para 5 vitesh.

Përndryshe, hulumtimi tregon që niveli më i lartë i moralit tatimor është vërejtur tek obligues tatimor me shkallë më të ulët arsimor, i matur nëpërmjet shkallës së (mos)pranueshmërisë së sjelljes së shmangies së tatimeve, ndërsa tek e njëjta kategori arsimore në mesatare paraqitet mospërputhja më e madhe për atë që mospërmbushja e tatimeve është e pranueshme nëse autoritetet janë të korruptuara.

“Obliguesit tatimor më të arsimuar të cilët konsiderojnë që sistemi tatimor në shtet është i drejtë, vlerësojnë që niveli i korrupsionit në pushtetin qendror është i njëjtë në krahasim me të kaluarën. Derisa, obliguesit tatimor më pak të arsimuar të cilët vlerësojnë që sistemi tatimor në shtet nuk është i drejtë, vlerësojnë që niveli i korrupsionit në pushtetin qendror është më i lartënë krahasim me të kaluarën dhe atë për 13 herë më tepër nga qëndrimi i njëjtë i personave me arsimim më të lartë”, thuhet në studim.

Sipas të ardhurave personale, niveli më i lartë i moralit tatimor është vërejtur te obliguesit tatimor me të ardhura më të larta se 50 mijë denarë.

“Pjesa më e madhe e obliguesve tatimor të ardhurat e të cilëve janë mbi 40 mijë denarë do të kishin paguar të ardhura më të larta mirëpo të jetojnë jashtë vendit. Ata janë të informuar për sistemin tatimor në shtet dhe paguajnë më tepër tatim për dallim prej personave me të ardhura më të ulëta, megjithatë, në anën tjetër ata nuk besojnë që drejtësia sundon dhe janë të mendimit që nuk ka shërbime publike cilësore pra për atë shkak vet paguajnë për shërbime shtesë si arsimimi dhe shëndetësia në sektorin privat. Së këtejmi, ata nuk do të dëshironin të paguajnë tatime për shërbime publike të cilat nuk i përdorin. Informimi i tyre i lartë për sistemin tatimor, sundimi i të drejtës që nuk respektohet në shtet dhe mosndëshkimi që është i lartë ndoshta shpie të vlerësojnë që do të kenë të ardhura më të larta nga të ardhurat e tyre të larta për tatim të papaguar për shkak se mosndëshkimi është i lartë”, thonë nga QAE.

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Në anën tjetër, personat të cilët kanë të ardhura të ulëta mujore krahas asaj që janë më pak të informuar për sistemin tatimor në shtet edhe sistemin nuk e kanë mjaft të qartë, nuk kanë besim në shpenzimin e tatimeve nga ana e pushtetit lokal dhe qendror.

“Përkatësisht, shkaku i të ardhurave të ulëta, ata më pak shmangin të blejnë produkte dhe shërbime në tregun joformal për të cilat nuk paguhet tatim për dallim nga personat me të ardhura të larta, ndaj ndërmarrin rrezik më të madh për shmangie të pagesës së tatimit veçanërisht të TVSH-së. Për atë shkak, ata nuk kanë qëndrim mjaft të forte që shkallët tatimore të tatimeve duhet të zvogëlohen, jo aq te personat me të ardhura mesatare dhe të larta. Megjithatë, më tepër dëshirojnë të paguajnë tatime më të ulëta dhe të jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Njëkohësisht personat me të ardhura të larta për 6 herë më shumë nga personat me të ardhura të ulëta vlerësojnë që personat më të pasur duhet të kenë shkallë më të lartë tatimit. Së këtejmi, ata ndoshta edhe nuk kanë frikë prej tatimeve të larta për shkak se vlerësojnë që tatimet më të larta mbase do të nënkuptojnë edhe shërbime më cilësore dhe vullnetarisht synojnë drejtë përmbushjes së obligimeve tatimore”, thuhet në studim.

Qasja dhe metodologjia që është përdorur për përgatitjen e kësaj analize përbëhet nga grumbullimi dhe analiza e të dhënave sekondare dhe primare, nëpërmjet hulumtimit në zyrë dhe nëpërmjet grumbullimit të informative nga pyetësori i zbatuar. Të dhënat primare janë grumbulluar nëpërmjet hulumtimit të drejtpërdrejtë mbi mostrave përfaqësuese në terren – popullata heterogjene nëpërmjet shfrytëzimit mostrës së rëndomtë prej më shumë etapash është 1.000 të intervistuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button