Nga tërbimi i tifozëve “Komiti” u lënduan shtatë policë

Policia njofton se mbrëmë janë lënduar shtatë polic gjatë tërbimit tëi tifozëve të KF Vardarit “Komiti” para se të fillojë ndeshja e ekipit të tyre me KF Steaua në Arenën kombëtare Filipi i Dytë.

Pothuaj se 500 pjesëtarë të grupit të tifozëve “Komiti” kanë filluar të gjuajnë me sende të ndryshme drejt policëve në tribunën jugore, drejt pjesës perëndimore të stadiumit dhe në pllajën para hyrjes në tribunën jugore.

Me këtë rast, shtatë policë janë ankuar në lëndime dhe menjëherë janë përkujdesur me automjete të ndihmës së shpejtë mjekësore. Për pengimin e sulmit dhe shpërndarjen e grupit, thuhet në kumtesë, janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e domosdoshme, ndërsa gjatë intervenimit janë përdorur edhe mjete kimike (gaz lotsjellës) dhe shok bomba, pas çka grupi u shpërnda drejt rajonit qendror të qytetit. Këto incidente ndodhën pas sulmit mbi tifozët rumunë.

Policia thotë se ka ndërmarrë masa dhe se po zbardh rastin në fjalë.

Video nga trazirat e mbrëmshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button