Dy fëmijë kanë humbur jetën tragjikisht në fshatin Milloshevë të Kosovës

Dy fëmijë kanë humbur jetën tragjikisht në liqenin artificial të fshatit Milloshevë të Komunës së Obiliqit në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim për media, në këtë liqe artificial me thellësi prej disa metrash fillimisht kanë qenë tre fëmijë të cilët dyshohet se kishin shkuar atje për t’u larë dhe dy nga ta të moshave 9 dhe 11 vjeçare nuk kanë arritur të dalin nga uji.

“Fëmija i tretë, me vrap ka shkuar dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët më të afërt. Po ashtu policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku më ekipin mjekësor. Një qytetar ka arrit ta nxjerr nga uji njërin fëmijë. Qytetari dhe ekipi mjekësor i kanë ofruar ndihmën e parë fëmijës, por bazuar në konstatimet e mjekëve, trupi ishte pa shenja jete”, njofton Policia e Kosovës.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i kërkim-shpëtimit i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe pas një kërkimi, bënet e ditur se është gjetur rreth orës 17 e 10 minuta edhe trupi tjetër “i cili po ashtu bazuar në konstatimet e ekipeve mjekësore që ishin në vend-ngjarje ishte pa shenja jete”.

Në vend të ngjarjes ka dal prokurori i rastit si dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, ndërsa njësitet relevante policore, përfshirë hetues policorë dhe krim-teknika, kanë bërë hetim në vendin e ngjarjes.

Bazuar në vendimin e prokurorit, dy trupat e pa jetë të fëmijëve do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti iniciohet si “hetim mbi vdekjen”. Rasti do të kompletohet nga hetuesit policorë me deklarata, dëshmi relevante dhe raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button