Vuçiq: Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë në SHBA, as nuk do ta lejojmë këtë

Njohja e Kosovës nuk do të jetë as temë diskutimi në takimin e 27 qershorit në Uashington, dhe as nuk do ta lejojmë këtë, deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Amerikanët tashmë paralajmëruan se duan të flasin për ekonominë, dhe deri më tani kemi folur vetëm për ekonominë, tha ai, duke shtuar se pret një bisedë të mirë edhe me përfaqësuesin e BE-së për dialogun e Mirosllav Lajçak dhe një vizitë të shkëlqyeshme në Federatën Ruse.

“Do të shohim nëse shqiptarët do ta respektojnë atë që e tha Riçard Grenell për mos kandidimin në organizatat ndërkombëtare. Hashim Thaçi nuk e dëshironte këtë. Kam biseduar për katër vjet dhe tani ai papritmas e ka pranuar atë”, tha Vuçiq, transmeton MIA.

Ai i porosit të gjithë ata që thonë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës të ndalojnë “me ato gënjeshtra”.

Vuçiq vlerësoi se problemi është se në të ardhmen ai nuk sheh një zgjidhje thelbësore për problemin e Kosovës që do të ishte po aq e pranueshme ose po aq e papranueshme për të dyja palët.

Duke folur për marrëdhëniet e fundit midis SHBA-së dhe Gjermanisë, Vuçiq tha se “po zhvillohet një lojë e madhe midis lojtarëve të mëdhenj në bashkësinë ndërkombëtare për të cilën ne dhe shqiptarët jemi shumë të vegjël.” “Nga ana tjetër, shqiptarët po zhvillojnë lojërat e tyre të brendshme,” tha Vuçiç, duke shtuar se ai është i lumtur që Serbia nuk po zhvillon lojëra të tilla, por është serioze dhe e përgjegjshme, dhe nuk është problem të udhëheqë dialog.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button