Në MPB për momentin ka 41 pozitiv me Kovid-19, ndërsa 180 gjenden në vetizolim

Për momentin, në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë 41 persona që janë pozitivë me Kovid-19, ndërsa 180 të punësuar të tjerë gjenden në vetizolim, njoftoi sot Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së për “Utrinski brifing” në Sllobodna TV, transmeton Portalb.mk.

Angellovski tha se numri i pacientëve në MPB, është i ndryshueshëm, dhe se zbatohen vazhdimisht masat e rekomanduara.

“Pasi mësuam se kemi tre punonjës në ndërtesën e parë të MPB-së, një është këshilltari i ministrit Naqe Çulev dhe dy punonjës në restaurantin në ndërtesën që u shërben punonjësve, menjëherë është kryer studim epidemiologjik nga Instituti për Shëndet Publik për gjithsej 67 persona. Është konstatuar se pesë persona duhet të jenë në vetizolim brenda 14 ditëve të ardhshme”, thotë Angellovski.

Megjithatë, shtoi ai, ata ndjehen mirë dhe nuk ka pasqyrë të rëndë tek punonjësit. Mes tyre janë sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska dhe një person nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin.

Sipas zëdhënësit të MPB-së, ka mjaft pajisje mbrojtëse për zyrtarët e policisë në terren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button