Wall Street Journal: Trump dëshiron marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit para zgjedhjeve presidenciale në ShBA

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” shkruan se presidenti i SHBA-së Donald Tramp u bëri thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë në takim më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, duke shpresuar se do t’u mundësojë të dy palëve të arrijnë marrëveshje para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Gazeta amerikane citoi zyrtarë amerikanë të deklaronin se Tramp shpreson që të sigurojë marrëveshje zyrtare afatgjate paqesore në rajon, “e cila ka qenë vatër e rivalitetit mes superfuqive”, me qëllim për të përmirësuar arritjet e tij të politikës së jashtme, transmeton MIA.

Gazeta vlerëson se fillimi i ri i negociatave mes Prishtnës dhe Beogradit “tanimë shkakton polemikë në Evropë”, ku diplomatët thonë se BE-ja mund të mënjanohet “në oborrin e vet të shtëpisë”.

“Edhe krahas konfliktit mes Evropës dhe SHBA-së për presion nga administrata Tramp, rezultat i suksesshëm do të zgjerojë ndikimin perëndimor në Ballkan, ku Kina dhe Rusia po konkurrojnë në mënyrë agresive për ndikim, veçanërisht nga fillimi i pandemisë Kovid-19”, njoftoi gazeta amerikane “Wall Street Journal”.

Gazeta, e cila thekson se Prishtina dhe Beograd kanë konfirmuar se kanë pranuar ftesë për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë, i referohet një zyrtari të lartë anonim amerikan, i cili njoftoi se Tramp kishte qenë personalisht i interesuar për këtë çështje vitin e kaluar, pasi liderët iu drejtuan administratës së tij. Një burim në administratën e tij tha se bashkëpunuesit e Trampit besonin se zgjidhja për mosmarrëveshjen e gjatë mes Kosovës dhe Serbisë do t’i jepte nxitje para zgjedhjeve, veçanërisht pasi bisedimet me Korenë e Veriut dhe presioni ndaj Iranit kishin “rezultate të kufizuara”.

Gazeta amerikane gjithashtu, njofton se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, për gazetën ka deklaruar se qeveria e tij mezi pret të përfshihet në negociatat nën patronazhin e SHBA-së. Ky edicion njofton se ky presion diplomatik amerikan ka hasur në “mbështetje entuziaste” në Prishtinë dhe Beograd.
Kjo gazetë vlerëson se megjithëse Evropa dhe SHBA-ja kanë bashkëpunuar tradicionalisht si partnerë në Ballkan, aleanca është shpërbërë gradualisht vitet e fundit. Në këtë kontekst, thuhet se Gjermania e udhëheq kundërshtimin e Evropës ndaj shkëmbimit të territoreve në Ballkan, nga frika se kjo mund të çojë në valë pretendimesh territoriale në rajon.

Gjithashtu, rikujton se Franca dhe Gjermania u bënë thirrje të dy palëve të rifillojnë bisedimet të përkrahura nga BE-ja, muajin e kaluar, dhe njofton se zyrtarët evropianë kishin shprehur dyshime se presioni ekonomik i Uashingtonit do të çonte në zgjidhje të, siç konsiderojnë, “çëshjes kryesore politike – njohjen serbe të Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button