Nxënësit mund të zgjedhin të mësojnë në 11 shkolla të mesme në gjuhën turke, e në gjuhën serbe në një
Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme në vend fillon më 16 qershor, ndërsa Drejtoria për zhvillim dhe promovim të arsimit të anëtarëve të komuniteteve u bën thirrje të gjithë nxënësve anëtarë të komuniteteve për të realizuar të drejtën e tyre për të mësuar në gjuhën e tyre amtare edhe në arsimin e mesëm, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.
Mësimi, në shkollat e mesme, zhvillohet në gjuhën maqedone, shqipe, turke dhe serbe. Numri i shkollave me ku mësimi zhvillohet gjuhën turke dhe serbe është më i vogël, ndërsa shkollat ndodhen në komunat ku është përqendruar popullsia turke ose serbe. Në vitin shkollor 2020/2021, nxënësit mund të regjistrohen në këto shkolla me mësim në gjuhën turke:
SHMQSH “Josip Broz Tito”, Shkup
SHMQSH “Cvetan Dimov”, Shkup
Shkolla e mesme komunale e mjekësisë në Gostivar
Shkolla e mesme – Gostivar
Shkolla e mesme teknike komunale në Gostivar
SHMK “Mirko Mileski”, Kërçovë
SHMK “Kosta Susinov”, Radovish
SHMK “Car Samoil”, Resnjë
SHMK “Ibrahim Temo”, Strugë
SHMKM “Nikola Shtejn”, Tetovë
SHMK “ATA” Qendër Zhupa
Në gjuhën serbe të mësimit në shkollën e mesme, mësimet zhvillohen në Shkollën e Mesme “Goce Delçev” në Kumanovë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim, si dhe aplikimet në secilën gjuhë mësimore nxënësit mund t’i shkarkojnë nga faqja e internetit e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, prandaj n funksion vihen të gjitha kapacitetet për të krijuar shoqëri në të cilën secili individ do të gëzojë të drejtat e tij të garantuara të njeriut me ligj dhe kushtetutë.” Një nga të drejtat themelore të njeriut është e drejta për arsimim në gjuhën amtare “, tha m-r Sllavica Todorova, drejtore e Drejtorisë.
Todorova kujton se në shkollat fillore në vend mësimi zhvillohet në pesë gjuhë mësimore: maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht dhe boshnjakisht. Gjithashtu, nxënësit që i përkasin bashkësive etnike kanë mundësinë të zgjedhin mësimin e gjuhës amtare si lëndë të dytë me zgjedhje, sipas kushteve të përcaktuara në Kurrikulë: Gjuha dhe kultura e Serbëve, Gjuha dhe kultura e Turqve, Gjuha dhe kultura e Romëve, Gjuha dhe kultura e Boshnjakëve, Gjuha dhe Kultura e Vllahëve nga klasa e tretë deri në të nëntën. Si lëndë e dytë zgjedhore, nxënësit gjithashtu mund të zgjedhin gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.