Kosovë, është rritur në 33 numri i viktimave nga COVID-19

Në Klinikën infektive në Prishtinë si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) sot ndërroi jetë një paciente 76-vjeçare duke çuar numrin e të vdekurve në 33, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e Klinikës së Sëmundjeve Infektive thuhet se sot ndërroi jetë një paciente 76-vjeçare nga Komuna e Prizrenit, e cila ishte pranuar në klinikë më 7 qershor e cila pos COVID-19 ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Aktualisht, 40 persona me COVID-19 janë shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, nga të cilët 27 janë në gjendje të qëndrueshme, 12 janë duke u trajtuar me oksigjen dhe kujdes intensiv, ndërsa një pacient në respirator është në gjendje kritike.

Sipas të dhënave më të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, 53 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të shtunën ndërsa 7 pacientë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 është 1.437, nga të cilët 928 janë shëruar dhe 33 kanë ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button