MSh: Janë siguruar 23 njësi plazmë konvaleshente për trajtim të 23 pacientëve me Kovid-19

Gjatë periudhës së kaluar janë dhuruar 16 plazma kovaleshente, prej të cilave shtatë me procedurën plazmaferezë të sepratorit kletoçen dhe nëntë përmes dhurimit standard të gjakut, informoi Ministria e Shëndetësisë, prej ku bëjnë të ditur se me këtë, janë siguruar 23 njësi plazmë kovaleshente për trajtim të 23 pacientëve me Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Virusi korona është kërcënim i ri për shëndetin publik për shkak të përhapjes së shpejtë, që po bëhen përpjekje të mëdha që të pengohet. Para pak kohësh në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit u përgatit protokoll për dhurim të plazmës kovaleshente. Dhurues i plazmës kovaleshnte mund të jetë secili person i cili është shëruar nga ky virus dhe i përmbush kushtet për dhurim të cilat janë treguar në protokoll”, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell MIA.

Plazma kovaleshente përmban antitruptha kundër virusit korona të krijuara nga organizmi i njeriut për çrrënjosjen e sëmundjes. Ato trupa të krijuara janë të pranishme në plazmë dhe të njëjtat mund të përdoren në çrrënjosjen e sëmundjes te person tjetër me Kovid-19.

“Falënderim i madh deri te të gjithë pacientët e shëruar të cilët dhuruan plazmë kovaleshente dhe u bëjmë thirrje të gjithë ata që e kanë kaluar këtë virus të dhurojnë plazmë që më shpejtë ta pengojmë përhapjen e këtij virusi të paparashikueshëm”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button