RMV, qytetarët kanë dërguar mbi 20.000 vërejtje për kartelën vendore

Mbi 20.000 e-maile me vërejtje kanë arritur deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë nga qytetarë të cilët i plotësojnë kushtet për marrjen e kartelës me 3.000 denarë, ndërsa nuk kanë qenë në listën e shfrytëzuesve të kartelës pagesore vendore kupuvajdomasno.gov.mk, transmeton Portalb.mk.

Një pjesë e madhe e tyre janë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se secili që i plotëson kushtet do të marrë mjete.

Sipas të dhënave, kartela vendore duhet të marrin rreth 324.500 qytetarë për çka janë ndarë 28 milionë euro. Ndarja e tyre filloi të premten përmes bankave. deri më tani nga bankat janë përgatitur rreth 50.000 kartela, ndërsa deri më 18 korrik do të ndahen të gjitha kartelat të cilat mund të shfrytëzohen deri më 15 gusht të këtij viti.

Ankesat dorëzohen në ueb-faqen për masën nëse personi kur do ta shënojë numrin e amëzës dhe nuk është në listë i del udhëzim i qartë për këtë. Nëse vlerëson se është në një prej tri grupeve të caktuara të drejtohet me adresë elektronike duke theksuar se për çka bëhet fjalë, – emri dhe mbiemri dhe dëshmi se duhet të hyjë në njërën prej tri grupeve. Të dhënat në lista janë pjesë e DAP-it, një pjesë e Agjencisë së Punësimit, të MPPS-së dhe një pjesë e MASH-it të marra përmes universiteteve dhe shkollave të mesme, ndërsa një pjesë nga FSSHM sa i përket grupit të mjekëve të cilët marrin shpërblim përmes kësaj kartele prej 40 për qind të pagës neto.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska, deklaroi dje se, asnjë qytetar, student ose nxënës i shkollave të mesme ose kushdo qoftë nëse është në listë nuk do të mbesë pa mjete, pa mbështetje financiare dhe pa kartelë pagesore.

“Me të vërtetë kanë arritur një numër i madh i e-maileve, por nuk janë të gjitha ankesa, por ka edhe shumë pyetje nga shfrytëzues se si do të munden t’i shpenzojnë mjetet. Sekretariati i përgjithshëm ka formuar ekip të njerëzve të cilët i kategorizojnë sipas natyrës së porosisë e cila ka arritur. Ka qytetarë të cilët kanë marrë kartelë ndërsa tani pyesin se si ta aktivizojnë, si mund t’i shfrytëzojnë mjetet. Ka qytetarë të cilët kanë dorëzuar kërkesa konkrete se nuk janë në lista, por ende nuk ka përfunduar kategorizimi”, theksoi Angellovska, njofton MIA.

 

Kartela pagesore me vlerë prej 3000 den është pjesë e pakons së tretë qeveritare , në të cilën janë përfshirë nxënësit dhe studentët prej 16 deri në 29 vjeç.

Vauçeri do të vlejë nga dita e lëshimit deri më 31 korrik dhe ai do të mund të shfrytëzohet për blerjen e produkteve vendore, për pagesa në hotele, kafiteri, agjenci turistike, barnatore, dyqane për pemë, mish pije dhe të tjera, përpos alkoolit dhe duhanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button