Studentët e universiteteve private janë lënë  jashtë ndihmës qeveritare për të rinjtë

Konferenca e Institucioneve private të Arsimit të Lartë, e cila përfshin shtatë universitete private dhe tre institucione të private të arsimit të lartë, në të cilën marrin pjesë shtatë universitete private, kërkon që Dekreti i Qeverisë për mbështetje financiare të të rinjve, të cilët janë pjesëmarrës aktivë të arsimit të lartë universitar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht studentë të rregullt në universitetet e themeluara në RMV që të korrigjohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, sepse siç thonë ata ka diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj studentëve që studiojnë në universitete private, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Sipas Dekretit në fjalë ndihmë financiare mund të marrin vetëm studentë të rregullt në universitetet e arsimit të lartë në vend. Kjo do të thotë që institucionet private të arsimit të lartë janë të përjashtuar nga mundësitë e ofruara për ndihmë financiare për studentët e tyre, me çka në pozitë të pabarabartë vihen jo vetëm institucionet private të arsimit të lartë, por edhe të gjithë studentët që studiojnë në ato institucione”, thuhet në komunikatën e Konferencës të institucioneve private të arsimit të lartë.

Ata kërkojnë që Dekreti të ndryshohet dhe plotësohet në mënyrë që të përfshihen edhe studentët e universiteteve private, përkatësisht të gjithë studentët nga vendi që studiojnë në universitete publike dhe private dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.

Kërkesa është dërguar te Presidenti i shtetit, Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Ministrisë së financave dhe mediave.

Me Dekret parashihet që mbështetje financiare të marrin të gjithë të rinjtë, shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbushur 16 vjet dhe jo më të vjetër se 29 më 22.5.2020, të cilët janë pjesëmarrës aktivë në arsimin e mesëm formal (shkollat ​​e mesme të krijuara nga RSM, pushteti vendor dhe Qyteti i Shkupit) dhe në arsimin e lartë universitar i RMV (studentë me të rregullt në universitete të themeluara nga RSM), në përputhje me të dhënat e Ministrisë së arsimit dhe shkencës. Të rinjtë, numri i të cilëve në përputhje me statistikat e tilla të qeverisë është 87,014, do të marrin një herë ndihmë prej 3.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button