Eurokomisari Varheji: Është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike

Eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji , ka realizuar bisedë telefonike me liderët e LSDM dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Ai e ka konfirmuar këtë nëpërmjet mbrëmë profilit të tij në Twitter, ku ka shkruar se është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, njofton Portalb.mk.

“Sonte kam biseduar me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për të theksuar se sa është e rëndësishme që të ketë zgjedhje të lira, fer dhe inkluzive në Maqedoni, duke pasur parasysh situatën me Covid-19 si dhe nevojën që të kthehet vëmendja tek rimëkëmbja e ekonomisë”, ka shkruar Varheji.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë ka caktuar mbajtjen e zgjedhjeve më 5 korrik, nëse nuk vazhdohet edhe më tej gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfundon të shtunën. Për këtë vendim kanë votuar të gjithë anëtarët e Qeverisë, me përjashtim të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button