Ballkani Perëndimor do të duhej të përjashtohet nga ndalesa për udhëtim në BE
Në ditët në vijim, duhet të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian (KE) për hapjen e kufijve të brendshëm dhe të jashtëm të BE-së. Ajo pritet të rekomandojë përjashtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga ndalesa për udhëtim e cila do të vlejë për vendet e treta.
“Rekomandimi i Komisionit Evropian për shtetet anëtare për të hapur kufijtë e saj duhet të shpallet deri në fund të kësaj jave”, tha për MIA-n zëdhënësi i Punëve të Brendshme, Adalber Janz.
Sipas burimeve të Komisionit Evropian, “gjasat janë të mëdha” të propozohet gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të përjashtohen nga ndalesa e hyrjes, i cili do të vlejë për vendet e tjera të treta.
Për diplomatët ballkanik në Bruksel, kjo shihet edhe “si një sinjal fuqishëm politik” për përkushtimin e BE-së drejt rajonit.
Sidoqoftë, është në duart e vendet anëtare të BE-së të cilat në mënyrë të pavarur vendosin nëse do të pranojnë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe si do ta zbatojnë atë, duke marrë parasysh gjendjen epidemiologjike në secilin vend, do të vendosin nëse do të lejojnë ose jo hyrjen në territorin e tyre.