Përfundoi viti shkollor 2019/2020 nga i cili një e treta ishte online

Për 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, mes të cilëve edhe rreth 19 mijë filloristë, sot përfundon viti mësimor 2019/2020, për herë të parë në rrethana të jashtëzakonshme dhe jashtë bankave shkollore të cilat mbetën të zbrazëta prej 11 marsit për shkak të rrezikut nga përhapja e infektimit me koronavirusin.

Mësimi tre muaj u mbajt nga distanca dhe online, ndërsa me dekretet qeveritare me fuqi ligjore u mundësua edhe baza juridike që e-mësimi deri në fund të vitit shkollor të llogaritet si formal, d.m.th. zëvendësim adekuat i mësimit klasor në shkolla, shkruan MIA.

Gjatë tre muajve të kaluar nxënësit dhe mësimdhënësit u adaptuan me mësimin onllajn, me ç’rast u përdorën mjete dhe platforma të ndryshme për videokomunikim.

MASH në partneritet me UNICEF-in e vendosi edhe platformën nacionale arsimore Eduino.gov.mk me video leksione për arsim fillor dhe të mesëm, të cilat për nxënësit i xhiruan mësimdhënës klasor dhe të lëndës nga shkollat e vendit. Çdo ditë në servisin publik u emetua edhe emisioni “TV Klasa” me përmbajtje arsimore në gjuhën maqedonase dhe shqipe nga programet e parapara mësimore.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e infektimit, Qeveria në fund të prillit solli vendim që mësimi online të vazhdojë deri në fund të vitit shkollor, si dhe vendim që këtë vit të mos ketë maturë shtetërore e cila organizohet nga mesi i qershorit. Maturantët do të mund të konkurrojnë në fakultet në regjistrimet në gusht-shtator me diplomën për arsim të mesëm të kryer.

Për një muaj është shtyrë regjistrimi i filloristëve për vitin 2020/2021, kështu që në vend në tërë majin, si vitet e kaluara, prindërit kanë mundësi prej 1 deri më 30 qershor t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në arsimin fillor.

Afatet për regjistrim të nxënësve në shkolla të mesme, rregulluar në Konkurs, nuk ndryshojnë, kështu që më 16 dhe 17 qershor është paraqitja e parë në afatin e qershorit, me atë që zbatimi i regjistrimeve do të jetë në përputhje me protokollin e sjellur nga Qeveria sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button