Kosovë, këto pritet të jenë masat në kufi për diasporën

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në një prononcim për TV Dukagjinin, ka thënë se ende nuk është vendosur se kur do të hapen kufijtë normalisht, derisa ka bërë të ditur se në diskutimet që janë zhvilluar është përmendur mundësia që secili person që hyn në Kosovë do t’i nënshtohet të paktën një testi për COVID-19.

Për këto Abrashi ka thënë se do të vendoset ditët në vijim, transmeton Zëri.

“Ajo çfarë mund të them eshte se kemi presion nga diaspora edhe nga kryeministri i cili ka shprehur vullnet që të hapen kufijtë. Jemi duke punuar në këtë drejtim. Njëri ndër sugjerimet është që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë t’i nënshtrohen së paku një testi për COVID-19. Për të gjitha këto do të bëhet e ditur deri të enjten ose të premten në mesditë”, ka deklaruar Arbashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button