Karaxhovski: Rastet me korona janë rezultat i tubimeve për Ramazan dhe Bajram
Numri më i madh i infeksioneve me koronavirus sipas epidemiologut Zharko Karaxhovski ka ndodhur përgjatë muajit të Ramazanit dhe festës së Bajramit, e që tani këto shifra të larta të Covid-19 janë rezultat i atyre infeksioneve.
Ajo që ndodhi pas 26 marsit, duke iu referuar rritjes drastike të numrit të të infektuarve, është rezultat i mosrespektimit të masave, si mbajtja e maskave dhe tubimet.
“Na u kthyen si boomerang tubimet përgjatë iftareve në muajin e Ramazanit dhe përgjatë Bajramit”, tha Karaxhovski, transmeton TV21.
Ai u shpreh i dëshpëruar nga kjo situatë.