Forbes: Maqedonia renditet më e dobëta në rajon, nuk është as në 100 vendet e para sipas planit të mbrojtjes nga kovid-19
Zvicra tani është vendi më i sigurt në botë për COVID-19, shkruan “Forbes”, duke u bazuar në raportin e “Deep Knowledge Group”, e cila 250 faqe, ndërsa në të paraqiten kriteret me të cilat janë vlerësuar renditja e vendeve.
Sudani i Jugut, sipas raportit, është vendi më i rrezikshëm. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 58-të, menjëherë pas Rumanisë dhe dy vendeve përpara Rusisë.
Raporti është i bazuar në 130 parametra sasiorë dhe cilësor dhe mbi 11.400 pika të të dhënave në kategori të tilla si efikasiteti i karantinës, monitorimi dhe zbulimi, përgatitja shëndetësore dhe efikasiteti i qeverisë. Kjo është pjesë “Deep Knowledge Group”, një konsorcium i kompanive dhe jofitimprurësve në pronësi të “Deep Knowledge Ventures”, një firmë investimesh e themeluar në vitin 2014 në Hong Kong, transmeton Info Shqip.
Ajo që duhet të na shqetësojë është se Maqedonia zë vendin e 103-të, madje gjendjet në pjesën e dytë të tabelës.
Sllovenia është shumë larg nesh, në vendin e 32-të, e ndjekur nga Greqia, e cila është e 34-ta, ndërsa Kroacia dhe Turqia janë në vendin e 36-të dhe 37-të.
Nga vendet e rajonit, Mali i Zi renditet në vendin e 42-të, Bullgaria renditet në vendin e 48-të, ndërsa Serbia është në vendin e 54.
Para nesh është Bosnja dhe Hercegovina, e cila është në pozicionin e 72-të në listë, si dhe Shqipëria, e cila është në vendin e 88-të.