Heronjtë e harruar në luftën me Kovid-19: Portrete të stafit të ndihmës shpejtë mjekësore
Kjo është pjesë e ekipit të ndihmës shpejtë mjekësore në Shkup, i cili të shtunën (06.06.2020) ka punuar një ndërrim 12-orësh nga 7 e mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes, duke i shërbyer një numri të madh të qytetarëve në kryeqytet. Shumica e thirrjeve kanë qenë nga njerëz të cilët kanë dyshuar se janë sëmurë nga kovid-19, sëmundje të cilën e shkakton koronavirusi i ri.
Këta njerëz janë heronjtë, të cilët janë të parët që bien në kontakt me sëmundjen dhe sakrifikojnë veten për t’ju ndihmuar bashkëqytetarëve të tyre. Fatkeqësisht, vetëflijimi i tyre përmendet rrallë në media dhe në rrjetet sociale, transmeton Portalb.mk.
1.D-r Aleksandra Pejovska
- Infermiere Azra Çajani
3 Infermiere Marina Illovska
- D-r Sillvana Mihajllovska
- Sead Abdi, shofer