Thaçi pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë
Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, ai gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ka realizuar takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai në Facebook ka publikuar një fotografi me Ramën, duke kërkuar edhe hapjen e kufijve ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.
“Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.