Mbledhja e Kryesisë së LDK-së ku vendoset për emrat e ministrave
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së LDK-së ku pritet të vendoset për emrat e ministrave nga kjo parti, transmeton KOHA.
Nesër nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria Hoti.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë do të mbajë një konferencë për media.