Zaev: Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik

Kryetari i LSDM-s, Zoran Zaev, ka deklaruar sot se, më nuk do të prolongohen zgjedhjet parlamentare dhe ato do të mbahen më 5 korrik, njofton Portalb.mk.

Ai tha se nuk është e shëndetshme për demokracinë që vendi me muaj të mos ketë Kuvend ndërsa Qeveria të jetë edhe Qeveri edhe Kuvend.

“Pikërisht për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhje, ndërsa data është punë e përfunduar dhe ato do të mbahen më 5 korrik, që të kemi Qeveri funksionale dhe Kuvend. Mjaft më nga problemet dhe pengesat që i krijojnë VMRO – DPMNE dhe ministri Naqe Çulev. Çulev me mosveprimin e tij ka lejuar që të përhapet virusi, me çka këto ditë kemi rritje të numrit të të infektuarve”, tha Zaev në konferencën e sotme për media.

Zaev tha se para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ka kontakte me liderin e VMRO – DPMNE-s, Hristijan Mickoski, por edhe pse kanë qenë afër, nuk kanë arritur që të dakordohen për datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Porosisim se kemi bërë lëshimin e fundit, por më nuk do të bëjmë. Të gjitha partitë kanë 35 ditë, periudhë të mjaftueshme që të përgatiten. Ne do të jetojmë koronavirusin. E shihini se tani rastet janë pa simptoma, do të thotë virusi po dobësohet”, tha Zaev.

Më 30 maj, presindenti i vendit, Stevo Pendarovski, pas mbledhjes së  Këshillit të Sigurisë, tha se është sjell vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë të tjera.

Duke filluar që nga 18 marsi, presidenti deri më tani ka shpallur katër herë gjendje të jashtëzakonshme, dy herë nga një muaj, më 15 maj gjendja u vazhduar edhe për 14 ditë dhe dje u vendos që të vazhdohet edhe për 14 ditë të tjera, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit. Asnjëri vendim nuk është konfirmuar nga Kuvendi pasi që i njëjti është i shpërndarë dhe për atë nuk mund të mblidhet. Kuvendi sipas të gjitha gjasave nuk do t’i konfirmojë edhe pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Pasi të mbarojë periudha e gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë veprimet zgjedhore, kështu që sipas parashikimeve votimi duhet të mbahet 22 ditë pas prej ditës së shtunë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button