Fëmijët me nevoja të veçanta, më të dëmtuarit në kohën e pandemisë

Të punuarit me fëmijët me nevoja të veçanta, në kohën e pandemisë është thuajse mundësi e pa mundur. Është krijuar një mjedis i përshtatshëm për shumë nxënës, me mësimin on-line, ndërkohë që për disa të tjerë është dashur të bëhen ndryshime apo modifikime të tjera. Plotësimi i kërkesave për nxënësit me nevoja specifike mund të përbëjë një nga sfidat më të mëdha në këtë kohë thonë nga shoqata që ushtrojnë mësimin me këta fëmijë, shkruan Portalb.mk.

Shoqata, “Imago Plus”, e cila vepron për ngritjen e vetëdijes psiko-sociale, dhe që trajton fëmijët me autizëm,down sindrom, paralizë cerebrale, dis-harmoni funksionale etj, i ka penguar, kjo kohë, në zhvillimin e trajtimit të këtyre fëmijëve.

“Pandemia ka ndikuar negativisht tek fëmijët me pengesa në zhvillim. Këta fëmijë nuk mund ta kuptojnë çështjen e pandemisë dhe të izolimit për këtë arsye prindërit kanë vështirësi në menaxhimin e sjelljes së tyrë në kushte shtëpiake. Pandemia ka arritur që edhe anëtarët e familjes të jenë më të stresuar, të frikësuar, të jenë me ankth dhe tek disa edhe depresion, gjë që ka ndikuar negativisht tek fëmijët me pengesa në zhvillim në pjesën emocionale, gjë që na reflekton që këta fëmijë të përjetojnë një traumë dhe stres të shtuar”, tha për portalb, nga shoqata “Imago Plus”, Zemrijet Veseli Bela.

Mësimdhënia te fëmijët me aftësi të kufizuara i ka përballë veç mësimdhënësit, por edhe prindërit, me disa sfida të veçanta. Këta nxënës, me nevoja të veçanta, jo vetëm që kërkojnë më tepër kohë dhe durim, por kërkojnë orë mësimore individuale.

“Gjatë kohës së pandemisë nuk janë zhvilluar orë trajtimi me këta fëmijë sepse nga distanca nuk mund të arrihet trajtimi i duhur sepse, këta fëmijë nëpërmjet teknologjisë nuk mund të komunikojnë. Trajtimi i tyre duhet të jetë në prezencën e tyre fizike. Kemi zhvilluar takime online me prindërit ku sado që i kemi këshilluar se si ti menaxhojnë sjelljet dhe të punojnë në kushte shtëpiake e kanë pasur të vështirë të merren me fëmijët e tyre sepse këtu ndërhyn çështja profesionale, të cilën prindërit nuk mund ta realizojnë”, tha psikologja Bela.

Edhe pse kanë shprehur dëshirë për të ndihmuar fëmijët me pengesa në zhvillim, për t’u edukuar drejtë, të specializohen në mënyrë që të inkuadrohen më lehtë në shoqëri dhe në jetën shoqërore, koha e pandemisë i ka penguar, në punën e tyre.

“Gjatë kësaj periudhe të pandemisë në kosultet online që i kemi pasur me prindërit kemi vërejtur regres të fëmijēve pasiqë ndërpritja e trajtimit të tyre ka ndikuar negativisht në zhvillimin e tyre. Kërkojmē nga organet kompetente që sa më shpejt të jepet leje dhe protokoll për fillimin e punës me këta fëmijë. Sepse, çdo vonesë e trajtimit sjell regres edhe më të madh tek këta fëmijë, si dhe prindërit e tyre ndihen më të shqetsuar dhe të depresionuar se nuk mund të ju ndihmojnë fëmijëve të tyre”, tha Bela.

Prindërit që i dërgojnë fëmijët në ambientet e kësaj shoqate thonë se e kanë të vështirë si pjesëmarrjen në orët mësimore, ashtu edhe respektimin e rekomandimeve të qeverisë. Sepse, këta fëmijë u nevojitet të shëtisin mbi të gjitha edhe në natyrë, gjë që edhe atyre u është kufizuar dalja, për ta ruajtur shëndetin nga qarkullimi i virusit Korona.

Këshillat ndaj prindërve të këtyre fëmijëve, sipas shoqatës së lartpërmendur, janë që punën e parë është që ta ruajnë shëndetin e tyre mendor, pastaj t’ju ndihmojnë fëmijëve në një farë mënyre sa të munden, që t’i menaxhojnë sjelljet në kushte shtëpiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button