Dilema e sigurisë

Edhe pas anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO, Ballkani vazhdon të qëndrojë në mes stabilitetit të brishtë dhe orvajtjeve për demokratizimin e institucioneve të sigurisë. Avioni ushtarak amerikan B-1 Lancer u sfidua nga avionët supersonikë rusë Sukhoi raportoi RT. Po të shtunën, Ambasada Amerikane në Shkup e përgënjështroi lajmin e RT në rrjetin Twitter duke shtuar se si zakonisht, duke luajtur me të vërtetën dhe duke u përpjekur të shkëpusni vëmendjen nga arritjet historike të MV-së për t’ju bashkuar NATO -s, madje as duke përdorur pamjet apo fotografitë e vërteta. Ja çfarë ndodhi në të vërtetë”. Kjo është hera e parë që një mision “Task Force Bomber” u integrua me Su-27 të Ukrainës, MiG-29 Fulcrums dhe KC-135s të Turqisë të cilët e shoqëruan Lancerin B-1 që fluturoi më tej mbi hapësirën ajërore të MV-së bashkë me avionë grekë për nderë të anëtarësimit në NATO.

Siç shihet rivaliteti ruso -amerikan në fushatën e dezinformatave po vazhdon dhe Rusia paraqet sheqtësim të vazhdueshëm për NATO-n, sidomos për shtetet që kufizohen me Rusinë dhe ato që janë në shenjë të Kremlinit.

Raportet ekonomike thonë se COVID-19 në fund të këtij viti apo në 2021 do t’i shpartallojë ekonomitë e prekura të botës dhe të rajonit tonë që lëngojnë nga deficiti ekonomik dhe mungesa e investimeve. Pasi që do të kemi ulje ekonomike, niveli i papunësisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor pritet të rritet dhe me tendenca të vazhdimit të varfërisë së popullatës.

1.Një pjesë e çështjeve ndërkombëtare është fakt se nuk janë statike. Perandoritë, shtetet dhe qytetërimet përgjatë historisë janë ngritur dhe rënë, ndërsa të tjerë u përfshinë në luftëra të pafundme për pushtet, midis strukturave të identifikueshme jo të qarta sociale – politike dhe përpjekjeve për fuqizim të shteteve në botën e jashtme për të ndërtuar më të tej një ombrellë sigurie.

Për të qenë më të sigurtë, ndikimi i përgjithshëm i NATO-s në Ballkan ka qenë pozitiv në lidhje me krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, mbledhjen e informatave inteligjente për të parandaluar krizat politike dhe sigurimin e demokracive të reja drejt një zhvillimi rajonal në kuadër të BE-së.

Në përgjithësi, organizatat e mëdha politiko-ushtarake, kanë mundësi dhe kapacitete për t’i zhvilluar ato të prapambeturat. Për më tepër, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Sllovenia janë aktualisht anëtare të NATO-s dhe shtetet tjera nga ish- hapësira jugosllave janë në shkallë të ndryshme, më afër apo më larg në bashkëpunim me NATO-n, si dhe me BE-në.

Vende të tjera me marrëdhënie historike dhe interesa aktuale në Ballkan si Bullgaria, Greqia, Rumania, Polonia dhe Turqia, tashmë janë anëtare të aleancës dhe po vazhdojnë të mbështesin misionet e NATO-s në Ballkan gjatë COVID-19. Ajo që duket se do të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate është krijimi i aleancave të reja ushtarake dhe nevoja e forcimit ekonomik të shteteve të dala nga krizat që sfidojnë shtetet e BE-së dhe ato në proces të anëtarësimit.

  1. Ndryshimet kufitare, tensionet ndëretnike, papunësia, dezinformimi dhe ligji i së drejtës mbetën pika të nxehta për Maqedoninë Veriore. Qëllimi kryesor i shteteve është të maksimizojnë sigurinë e tyre. Dilema e sigurisë është supozimi thelbësor i ‘realizmit mbrojtës’. Sipas autorit Kenneth Waltz, pasi bota nuk ka një qeveri të përbashkët dhe është ‘anarkike’, mbijetesa është motivimi kryesor i shteteve.“Shtetet janë mosbesuese ndaj synimeve të shteteve të tjera dhe si pasojë gjithmonë përpiqen të maksimizojnë sigurinë e tyre, gjë që rezulton në situatën e dilemës së sigurisë”.

Lë të fillojmë me sigurinë shtetërore e cila ka hapur debate në mes partive politike në MV dhe shpeshherë agjencitë e sigurisë janë kritikuar nga jashtë për përgjime të paligjshme. Shteti mund të sigurojë siguri në shumë drejtime dhe këtë MV-ja si anëtare e NATO-s mund ta bëjë duke i reformuar të gjitha shërbimet inteligjente dhe duke marrë si shembull vendet e zhvilluara ashtu siç e kërkon Protokolli i aleancës. Agjencia Kombëtare e Sigurisë (AKS) dhe Agjencia Tekniko Operative (ATO), përkundër njoftimeve të qeverisë se tashmë një pjesë e konsiderueshme e tyre është përshtatur dhe kanë pësuar transformime, kritikët thonë të kundërtën duke i akzuar këto agjenci të sigurisë për përgjime politike.

Devijimi nga funksioni kryesor i aparatit të sigurisë, sigurisht se do të pasohet me dobësim të agjencive të sigurisë dhe organeve të tjera për tu mbrojtur nga aktorët malinj. Për të mbledhur informacione, të dy agjencitë duhet mbështeten në agjencinë ushtarake dhe zbulimin e MPJ-së të cilat mbulojnë po ashtu dilemat e sigurisë. Kërkimi i më shumë sigurie përmes zhvillimit të pakontrrollueshëm të agjencive i rrit përceptimet e pasigurisë ndërkombëtarisht dhe brenda. Maqedonia Veriore e ka rastin që me anëtarësimin në NATO të bëhet me të vërtetë shtet demokratik dhe me agjenci transparente që janë në funksion të demokracisë dhe mbrojtjes së interesave shtetërore. Në rast se agjencitë e zbulimit do të jenë në funksion të qytetarit padallime etnike, për MV dilema e sigurisë nuk do të paraqesë më kërcënim të përhershëm për ekzistencën e saj.

 

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button