Franca do të rihapë kafenetë, restorantet dhe plazhet

Kryeministri francez, Edouard Philippe, njoftoi se vendi tij po kalon në fazën e dytë të lehtësimit gradual të masave, dhe se zona e Parisit nuk konsiderohet më një “zonë e kuqe” për përhapjen e koronavirusit.

Philippe shtoi gjithashtu se rreziku ekziston ende për 67 milionë qytetarë francezë dhe pasi të lehtësohen masat, qeveria do t’i kushtojë vëmendje të veçantë të dhënave të autoriteteve shëndetësore, transmeton REL.

“Shumica e ngjarjeve sportive do të mbeten të pezulluara deri më 21 qershor, kinematë duhet të hapen më 22 qershor dhe shteti do të shpejtojë një plan për hapjen e shkollave të mesme në të gjithë vendin”, tha Philippe.

Restorantet, kafenetë dhe plazhet do të jenë të hapura nga 2 qershori.

Më shumë se 28.500 njerëz kanë vdekur në Francë nga efektet e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në më shumë se 182,000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button