U dënuan 723 qytetarë nga Gjykata Penale-Shkup për mosrespektimin e masave kundër virusit korona

Gjykata Penale në Shkup solli vendim për 723 propozime-dënimet e propozuara nga Prokuroria themelore publike-Shkup për qytetarët për mosrespektimin e masave shëndetësore për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Për vendimet e sjella janë parashtruar ankesa në 72 lëndë nga 102 persona dhe për ta janë caktuar debate. Prokuroria themelore publike – Shkup, deri tek ta ka dorëzuar 621 urdhër ndëshkuese, kundër 751 personave.

Gjykata themelore penale – Shkup para këtë muaj njoftoi se në 30 ditët e ardhshme do të shqyrton vetëm disa raste, ku dominojnë rastet me shkeljet e orës policore gjatë kohës së pandemisë dhe 39 rastet e paraburgimit.

Prokuroria themelore publike njoftoi se prej 17 marsit deri më 26 maj ka propozuar 2,465 dënime për mosrespektimin e masave kundër virusit korona, në bazë të nenit 205 dhe 206 nga Kodi Penal, ndërsa vetëm në Shkup deri më 26 maj janë propozuar rreth 737 dënime.\

Ministri i punëve të brendshme, Naqe Çulev dje njoftoi se gjatë periudhës 66 ditore gjithsej 3,412 persona nuk e kanë respektuar orën policore, ndërkaq 3,110 prej tyre janë arrestuar në stacion policor. Ai njoftoi se deri më tani, kur është bërë e detyrueshme përdorimi i maskës, 1,973 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button